Erdogani heshti. Kurti tregoi shifrat nga Nju Jorku
Presidenca turke njoftoi vetëm se Erdogani priti Kurtin në Nju Jork -- pa asnjë detaj tjetër. I vetmi burim për çka u fol është vetë deklarata e Kurtit: 1 miliard dollarë tregti mes Kosovës dhe Turqisë, një fabrikë e re municioni në Gjakovë, dhe një park turbinash në Rahovec që u jep energji 45 mijë familjeve.