Hamza vizitoi 3 familje. Selimin e la pa vizitë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, vizitoi familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit pas dënimit nga Gjykata Speciale. Familjen e Rexhep Selimit — i vetmi nga të katërt që udhëhoqi grupin parlamentar të Vetëvendosjes — e la pa vizitë, derisa një qytetar ia tha hapur në Facebook. Hamza u përgjigj se i kishte shkruar edhe familjes së Selimit dhe beson se do të takohen kur t'u vijë mundësia.