2.600 faqe kurrikulë. UÇK-ja, ZERO herë.
Agon Ahmeti, drejtor i ETEA-s, analizoi 16 dokumente zyrtare kurrikulare të Kosovës (mbi 2.600 faqe) dhe nuk gjeti askund emrin e plotë apo shkurtesën e UÇK-së. Gjetja vjen dy ditë pasi Drejtoria e Arsimit në Prishtinë kërkoi që flamuri i UÇK-së të vendoset në çdo shkollë, në reagim ndaj dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale (16 shtator 2026) — të njëjtën ditë kur shkollat e Prishtinës ia kushtuan orën e parë UÇK-së. Nga 489 rezultate mësimi në lëndën e Historisë, vetëm 3 e prekin luftën çlirimtare, dhe asnjë nuk i dedikohet UÇK-së specifikisht.