7 emra u përmendën në aktgjykim — askush s'u gjykua
Ish-prokurori i Hagës Geoffrey Nice thotë se përmendja e shtatë emrave në aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është e paprecedentë. Emrat: Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi (ish-komandant FSK), Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci. Vetë gjykimi thotë: asnjë konstatim faji nuk është bërë ndaj tyre, dhe prezumohen të pafajshëm.