82 vota e krijuan. Sot vetëm atë pendon.
Një ditë pas verdiktit të Hagës kundër katër ish-krerëve të UÇK-së (81 vjet burgim gjithsej), Adem Grabovci — një nga themeluesit e PDK-së — tha se vota e vetme që pendon në jetën e tij është ajo që i dha themelimit të Gjykatës Speciale. Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës i kaloi amendamentet kushtetuese për këtë Gjykatë me 82 vota pro (pas një përpjekjeje të parë të dështuar me 75 vota). Grabovci u kërkon tani deputetëve të tjerë që votuan pro ta tërheqin mbështetjen.