Gjenerali i NATO-s mbron Thaçin — por vetë dëshmoi në gjyq
Gjenerali Wesley Clark, ish-komandant suprem i NATO-s në Evropë gjatë luftës së Kosovës, tha të enjten në A2 CNN se është "i shokuar dhe i zemëruar" nga dënimet e Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe se s'ka parë asnjë dëshmi që i justifikon ato. Por Klark vetë dëshmoi si dëshmitar i mbrojtjes në këtë gjyq — dhe pranon se prokuroria kishte dëshmi në seancë të mbyllur që ai vetë nuk i pa kurrë.