Kordoni i policisë u thye. E rivendosën vetë protestuesit
Mbrëmë, pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, qindra qytetarë u mblodhën te sheshi "Skënderbeu" në Prishtinë. Disa hodhën gurë, u thyen xhama, dhe kordoni i Policisë te Qeveria u thye për një moment. Por policia s'e rivendosi vetë — e rivendosën protestuesit, pas thirrjes së Nasim Haradinajt, nënkryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, që tha "s'kemi asgjë me policinë tonë" dhe kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Policia shoqëroi dy persona; njërin prokuroria e ndaloi 48 orë.