Lajme nga Kosova
Qeveri

PDK don ta shpallë Thaçin president. Matematika thotë jo

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, tha sot (17 shtator 2026) se çdo deputet i partisë do të mbështeste një iniciativë "për shpalljen e Thaçit president", një ditë pas dënimit të tij në Dhomat e Specializuara në Hagë. Por asnjë nga dy portalet që e raportuan nuk kontrolloi Kushtetutën: Neni 86.3 kërkon nënshkrimet e 30 deputetëve vetëm për me propozuar një kandidat — PDK-ja ka 22 vende, tetë larg. Dhe Neni 91.1 i së njëjtës Kushtetutë e lejon shprehimisht shkarkimin e një presidenti "nëse është dënuar për krim të rëndë" — pikërisht ajo që i ndodhi Thaçit një ditë më parë.

Shiko videon →

Burimet

  1. www.gazetaexpress.com
  2. www.dukagjini.com
  3. telegrafi.com
  4. mapl.rks-gov.net
  5. www.koha.net

← Të gjitha lajmet