PDK sot foli me dy zëra
Në mëngjes, pak minuta para fillimit të seancës së sotme, PDK shkroi në Facebook 'orën e lirisë', duke pritur aktgjykimin e Speciales kundër katër ish-krerëve të UÇK-së. Pasdite, pas aktgjykimit, deputetja e saj Ganimete Musliu e quajti të njëjtin vendim 'gjykatë kriminale' dhe tha se vetë gjykata 'ka bërë krim'. Fjalët erdhën rreth dy orë pasi u sulmua ndërtesa e EULEX-it në Prishtinë. Vetë Musliu tha se s'është për dhunë.