SHBA 'respekton' vendimin. Gjyqtari ishte vetë amerikan
SHBA-ja thotë se e respekton aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkon shmangien e retorikës nxitëse. Kjo deklaratë nuk e përmend se gjyqtari kryesues i panelit që dënoi sot katërshen, amerikani Charles Smith III, u emërua në Gjykatën Speciale në shkurt 2017 dhe është nënkryetar i saj që nga prilli 2020. SHBA-ja financon edhe rreth 30 punonjës të gjykatës.