385 njerëz, arrestuar si 'spiunë' — pa asnjë provë
Gjykata Speciale e Hagës e numëroi sot: 385 njerëz të ndaluar arbitrarisht, 303 të torturuar, 96 të vrarë si 'spiunë' apo 'bashkëpunëtorë' — mbi bazën, sipas vetë gjykatës, të 'thashethemeve të paverifikuara'. Katërshja e ish-krerëve të UÇK-së (Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi) u dënua për krime lufte, por u shpall e pafajshme për krime kundër njerëzimit, sepse prokuroria s'e vërtetoi shkallën 'të gjerë e sistematike'. Amnesty International: 'Zyrtarët s'janë mbi ligjin.'