Prokurori i gjenocidit, sot avokat i Thaçit
Pierre Prosper, avokati amerikan i Hashim Thaçit në Hagë, ishte dikur prokurori kryesor i OKB-së që fitoi rastin e parë të gjenocidit në botë (Ruanda, 1998) dhe më vonë Ambasador i Madh i SHBA-së kundër krimeve të luftës (2001-2005). Sot, ai e mbron Thaçin ndaj akuzave për krime lufte në Gjykatën Speciale. Të martën, ai dhe ish-shefi i stafit të Thaçit, Bekim Çollaku, e vizituan Thaçin në Hagë, një ditë para verdiktit të pritur më 16 shtator, në orën 10:00.