32 ditë pa seancë — KDI kërkon përgjigje nga Gjykata
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkoi sot nga Gjykata Kushtetuese të sqarojë pasojat e shkeljes së afateve gjatë konstituimit të Kuvendit — 32 ditë pa asnjë seancë, kundrejt rregullit 48-orësh të Rregullores së Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari (VV), nuk thirri asnjë seancë nga 8 gushti deri më 9 shtator 2026. Gjykata ka tashmë edhe rastin e votimit të Qeverisë. A duhet ta zgjidhë këtë tani, para se të përsëritet edhe atje?