Çitaku kurrë s'u votua — PDK vetë e tërhoqi
PDK-ja thotë se Albin Kurti 'i shërben Serbisë' sepse Kuvendi votoi nënkryetaren e komunitetit serb, Tanja Vujoviq, por jo nënkryetaren e propozuar nga PDK, Vlora Çitaku. thelbi e kontrolloi akuzën: kandidatura e Çitakut kurrë s'u vu në votim, sepse vetë PDK ia tërhoqi një ditë më parë — dhe Kurti kishte premtuar publikisht ta votojë sapo të ripropozohet. Vendi i Vujoviqit ishte, sipas nenit 67 të Kushtetutës, një vend i rezervuar për komunitetin serb, jo në garë me atë të PDK-së. Kuvendi vetë u shpall i konstituuar nga kryetarja Albulena Haxhiu më 13 shtator; sot, PDK sërish e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.