KEK humbi 3,2 milionë euro — ai, sërish i pafajshëm
Ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, u deklarua sërish i pafajshëm sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale (19 gusht 2024), ai lejoi tregtimin e paligjshëm të energjisë me një kompani sllovene pa licencë, duke i shkaktuar KEK-ut dëm prej 3.229.905 euro dhe shtetit humbje tatimore prej 531.920 euro. Rregullatori i Energjisë e kishte paralajmëruar disa herë. Sot, dy vjet pas aktakuzës, gjyqi u detyrua të rinisë nga fillimi, pasi gjyqtari kryesues u avancua në Gjykatën e Apelit.