Kuvendi u formua 37 ditë me vonesë — PDK shkon në gjyq
Kushtetuta (neni 66) kërkon që Kuvendi i Kosovës të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. KQZ-ja certifikoi rezultatet më 8 korrik 2026 — afati skadoi më 7 gusht. Kuvendi u raportua i konstituuar më 13 shtator, 37 ditë më vonë, pasi PDK-së nuk iu votua kandidati për nënkryetar. Më 14 shtator, PDK njoftoi se po i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kundër konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë Kurti 4, duke cituar katër vendime të mëparshme të Kushtetueses. Deputeti Përparim Gruda thotë se PDK nuk ka hequr dorë nga e drejta e saj, vetëm e ka pezulluar përkohësisht ushtrimin e saj derisa Gjykata të vendosë.