Kuvendi u shpall "i plotë" — një vend mbeti bosh
Kuvendi i Kosovës u shpall sot i konstituuar nga kryetarja Albulena Haxhiu, pavarësisht se nënkryetari i PDK-së nuk u zgjodh - PDK nuk mori pjesë as në seancën e tretë. Haxhiu iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese (KO124/25) për ta mbyllur çështjen. Brenda minutash, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se ky veprim është vetë një shkelje e re kushtetuese.