6 vjet shtesë për Thaçin, katër ditë para vendimit
Katër ditë para vendimit të madh të 16 shtatorit, Prokuroria e Specializuar kërkoi edhe gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin — te një gjykim tjetër, i ndarë, për pengim të drejtësisë. Kërkesa: vitet të mos bashkohen me dënimin e mundshëm të luftës, por të shtohen veç e veç.