VV thotë "marshojmë". Kurti vetë hesht.
Sot mbahet "Marshi për Liri" në Prishtinë, në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së — katër ditë para vendimit të pritur nga Gjykata e Specializuar (16 shtator). Platforma organizuese "Liria ka Emër" thotë se ftesa për fjalim iu dërgua njësoj katër krerëve të partive kryesore. Vetëm dy u përgjigjën: Bedri Hamza (PDK) dhe Ardian Gjini (AAK). Albin Kurti (VV) dhe Lumir Abdixhiku (LDK) ende s'kanë dhënë përgjigje.