Gjykata s'e akuzoi UÇK-në. Prokurori e tha vetë
Një ditë para "Marshit për Liri" (12 shtator, Prishtinë), deputeti i LDK-së Lutfi Haziri publikoi një pjesë të dëshmisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhënë në Hagë kundër Slobodan Millosheviqit. Ajo dëshmi është nga viti 2002, në procesin e ICTY-së — një gjyq tjetër, i mbyllur para se Gjykata e Specializuar për Kosovën të ekzistonte fare, dhe nuk flet për sjelljen e katër ish-krerëve të UÇK-së që janë sot në gjyq atje. Vetë Gjykata e Specializuar e ka thënë këtë: në fjalimin hapës të gjyqit të saj të parë (15 shtator 2021), Prokurori special Jack Smith deklaroi se ZPS s'e akuzon UÇK-në apo luftën e saj — vetëm sjelljen personale të individëve të emëruar: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi.