VV s'i voton nënkryetarët. Arsyeja? 60 ditë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, konfirmoi se VV s'i ka votuar sot kandidatët e LDK-së (Kujtim Shala) dhe të PDK-së (Vlora Çitaku) për nënkryetarë të Kuvendit. Arsyeja e dhënë prej tij: sapo Kuvendi të plotësohet, nis afati kushtetues 60-ditor drejt zgjedhjes së presidentit — dhe, nëse ai dështon, drejt zgjedhjeve të reja. Asnjë nga tre portalet që e citoi deklaratën e tij nuk e lidhi këtë me mekanizmin kushtetues (i sqaruar më parë nga juristët Valdete Daka dhe Eugen Cakolli): që vetë VV, jo vetëm opozita, po e mban Kuvendin të paplotësuar si strategji ndaj një afati Bekim Sejdiu ende s'i ka 80 votat për ta kaluar.