Seanca u ndërpre 2 herë sot: PDK doli, pastaj LDK
Sot Kuvendi i Kosovës e ndërpreu seancën konstituive për të dytën herë brenda ditës. PDK doli pasi dështoi kandidatja e saj për nënkryetare, Vlora Çitaku. Më pas doli edhe LDK-ja, pasi kryetarja Albulena Haxhiu këmbënguli të kalohej direkt te i propozuari i LDK-së, Kujtim Shala, pa u mbyllur radha e PDK-së. LDK thotë se Rregullorja e Kuvendit dhe praktika parlamentare kërkojnë që tri grupet më të mëdha të votohen me radhë. Seanca vazhdon të dielën, në orën 10:00.