84 deputetë, 0 nga PDK — Kuvendi mbi pragun për president
Sot Kuvendi i Kosovës e rifilloi seancën konstituive gati me një orë vonesë, pasi kryetarja Albulena Haxhiu ftoi vetë PDK-në të vijë dhe u refuzua. Në sallë ishin 84 deputetë — VV, LDK dhe Lista Serbe — pa asnjë nga 22 deputetët e PDK-së, e cila konfirmoi se po e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Numri 84 e kalon pragun prej 80 deputetësh që vetë Gjykata Kushtetuese (KO47/16) kërkon për raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjes së presidentit.