Kilaj: prova e Prokurorisë, 8 muaj para akuzës
Në fjalën përfundimtare të rastit "Thaçi 2" (pengim drejtësie) në Dhomat e Specializuara të Kosovës, mbrojtja e Isni Kilajt tha se provat e Prokurorisë (ZPS) janë spekulime. Avokati Ian Edwards kundërshtoi vlefshmërinë e incizimeve të fshehta; avokatja e ekipit citoi drejtpërdrejt pikën 14 të aktakuzës: prova e ZPS-së vjen nga një vizitë e shkurtit 2023, ndërsa akti i akuzuar është vizita e tetorit 2023 — tetë muaj më vonë. ZPS kishte kërkuar 3 vjet burg për Kilajn një ditë më parë. Bashkë me të gjykohet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.