44 vota për Çitakun. 101 për Golën. Pse?
Kuvendi i Kosovës votoi sot dy kandidatë për nënkryetar në po atë seancë: Ardian Gola (VV) mori 101 vota, Vlora Çitaku (PDK) vetëm 44. VV thotë se Çitaku dhe Kujtim Shala (LDK) kanë deklaruar se nuk do ta votojnë presidentin e propozuar nga VV. Pas rezultatit, PDK-ja e lëshoi sallën dhe kryetari i saj, Bedri Hamza, paralajmëroi se e dërgon rastin në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi mbetet i paplotësuar vetëm pesë ditë para 16 shtatorit, kur pritet vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së.