Fjala që ndali Kuvendin - ligjërisht s'ka peshë
Kuvendi i Kosovës u ndal dy ditë pas një fjale të thënë nga deputeti i Listës Serbe Igor Simiq - "në emër të popullit serb". Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se fjala nuk mund të prodhojë asnjë pasojë ligjore. Ndërkohë, Arbërie Nagavci (LVV) akuzon PDK-në dhe LDK-në se kërkojnë vota për nënkryetarë, pa e mbështetur propozimin për president. Pesë nënkryetarë ende presin, seanca vazhdon të premten, 11 shtator, ora 11:00.