30 mijë banorë, shina treni: kush e bllokoi "Ishullin Urban"?
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, akuzon Qeverinë për bllokimin e projektit "Ishulli Urban" që lidh Arbërinë me qendrën — 30 mijë banorë ende kalojnë mbi shinat e trenit. Por dokumentet e Ministrisë së Kulturës tregojnë se ndalimi nuk është i ri: vjen nga nëntori 2024, kërkesa e Komunës për leje u refuzua dy herë, dhe tani ministria paralajmëron se heqja e shiritave zyrtarë të ndalimit mund të përbëjë vepër penale.