ZERO viktima: mbrojtja e Thaçit kërkon lirim total
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkoi sot lirim nga të gjitha akuzat në rastin e pengimit të drejtësisë në Hagë, duke thënë se provat e Prokurorisë së Specializuar janë të dobëta dhe të bazuara në spekulim, dhe se s'ka asnjë viktimë në çështje. Sipas mbrojtjes, edhe dëshmitarët e vetë akuzës kanë thënë, kur u pyetën nga vetë prokuroria, se askush nuk i kishte ndikuar. Kjo vjen pas kërkesës së Prokurorisë për 6 vjet burgim për Thaçin, në të njëjtën seancë.