Thaçi e quajti 'hero'. Pastaj e shënjestroi si dëshmitar
Prokurori special Joshua Hafetz tha sot (10 shtator 2026), në fjalën përmbyllëse në Hagë, se dëshmitari i parë që Hashim Thaçi u përpoq ta ndikonte ishte Sylejman Selimi — njohur në gjyq vetëm si "dëshmitari 5". Sipas prokurorit, mesazhet drejt tij i çoi Hajredin Kuçi, i bashkë-akuzuar dhe "shok i vjetër" i Thaçit. Asnjë nga tri portalet e para nuk e shpjegoi kush është ky njeri: Sylejman Selimi është vetë ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (1998–1999), më vonë Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (2009–2011) — dhe pikërisht ai njeri që vetë Thaçi, si president, e kishte quajtur "hero i gjallë" në janar 2019, ditën kur Selimi doli i lirë.