Abdixhiku i tha Amerikës 'stabilitet'. LDK s'tha pse u bllokua Shala
Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë asnjë nënkryetar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u tha diplomates amerikane Anu Prattipati se LDK është e përkushtuar për stabilitet institucional. Po atë ditë, LDK fajësoi VV-në për bllokadën — pa e përmendur kurrë arsyen konkrete që VV kishte dhënë: se kandidati i vetë LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, refuzon të votojë presidentin. Ndërkohë, Kryeministri Albin Kurti thotë se është drejtpërdrejt në kontakt me Abdixhikun dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për ta zgjidhur bllokadën.