PDK: "S'është çështje emrash". Por bllokoi pikërisht 2.
Bedri Hamza (PDK) thotë se konflikti për nënkryetarët e Kuvendit s'është çështje emrash. Por VV bllokoi pikërisht dy prej tyre — Vlora Çitaku (PDK) dhe Kujtim Shala (LDK) — sepse, sipas kryetares së grupit të VV-së Arbërie Nagavci, ata kanë thënë publikisht se s'do ta votojnë Bekim Sejdiun për President. Njoftimi zyrtar i Kuvendit për seancën e sotme nuk e përmendi këtë arsye. Seanca konstituive vazhdon të premten, 11 shtator, ora 11:00.