25 ditë. Pastaj, askush s'shpall zgjedhje
Kuvendi e rizgjodhi Albulena Haxhiun kryetare sot (9 shtator) — po e njëjta ditë, dy ish-gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese thonë se kjo rizgjedhje ia rifilloi nga zero mandatin gjashtëmujor si ushtruese e detyrës së presidentes. Instituti i Kosovës për Drejtësi e kundërshton: afati mbetet 4 tetor 2026, siç e cakton neni 90.3 i Kushtetutës. Nëse s'zgjidhet president deri atëherë, sipas drejtorit të IKD-së Ehat Miftaraj, s'ka kush t'i shpallë zgjedhjet as në dhjetor 2026, as në janar 2027.