VV bllokoi 2 nënkryetarë. Pa asnjë arsye.
Kuvendi rizgjodhi Albulena Haxhiun kryetare me 62 vota, pastaj VV refuzoi t'i votojë kandidatët e PDK-së (Vlora Çitaku) dhe të LDK-së (Kujtim Shala) për nënkryetarë — të dy mbetën pa shumicën prej 61 votash që kërkon rregullorja e Kuvendit, sepse çdo kandidat nënkryetari ka nevojë për votat e GJITHË Kuvendit, jo vetëm të grupit që e propozon. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e quajti VV hipokrite dhe pyeti me votat e kujt janë zgjedhur në të kaluarën vetë nënkryetarët e VV-së.