Pauza ishte gjysmë ore. Kuvendi ende s'ka rifilluar.
Kuvendi i Kosovës e zgjodhi kryetaren sot, por seanca për pesë nënkryetarët mbeti e ndaluar shumë më gjatë se 30 minutat e premtuara — partitë s'pajtohen nëse votohet në pako apo ndaras. Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se s'do ta votojë nënkryetarin e propozuar nga Lista Serbe, pa dhënë arsye publike. Pa këto pesë vota, Kuvendi s'konsiderohet i konstituuar, dhe s'hapet rruga as për qeverinë e re, as për presidentin e ri.