PISA 2025: Kosova më poshtë se para shtatë vjetësh
Rezultatet e testit PISA 2025 për Kosovën u publikuan më 8 shtator 2026. Në test morën pjesë 6.632 nxënës 15-vjeçarë nga 213 shkolla, më 10–30 maj 2025.
Kosova: shkencë 357 pikë, lexim 340, matematikë 350 — të katër treguesit nën mesataren e vendeve të OECD-së. Krahasuar me 2022-shin, matematika ra 5 pikë, leximi 2, shkenca mbeti në vend.
Ajo që nuk u printua sot: krahasimi me PISA 2018, kur Kosova kishte 366 pikë në matematikë, 353 në lexim dhe 365 në shkencë. Brenda shtatë vjetësh rënia është 16 pikë në matematikë, 13 në lexim dhe 8 në shkencë — pra nisi para kësaj qeverie dhe vazhdoi nën të.
Vetëm 15% e nxënësve arritën nivelin bazë (Nivelin 2) në matematikë, rreth 16% në lexim dhe 21% në shkencë. Rreth 54% raportuan se kishin munguar të paktën një ditë në dy javët para testit.
Testi u mbajt në maj 2025. Ministri aktual i Arsimit, Hajrulla Çeku, e mori detyrën më 11 shkurt 2026, duke pasuar Arbërie Nagavcin.