48 nxënës pa mësuese në Fushë-Kosovë. 29 ditë
Në shkollën «Mihal Grameno» — Aneksi 2 në Fushë-Kosovë, 25 nxënës të klasës së dytë janë shpërndarë nga pesë nëpër pesë paralele të tjera, sepse klasa nuk ka mësimdhënëse. E njëjta gjendje edhe në një klasë të tretë me 23 nxënës. Gjithsej 48 fëmijë, në javën e parë të vitit shkollor.
Drejtori i shkollës, Nexhmedin Rexhepi: «Nuk kam mësuese tjetër edhe nuk kam mundësi ta angazhoj dikë shtesë.» Ai thotë se ishte i paralajmëruar që mësimdhënësja do të hiqej dhe se pret përfundimin e procedurave të konkursit nga komuna.
ARITMETIKA QË ASKUSH NUK E BËRI: Komuna e Fushë-Kosovës e hapi konkursin për 24 vende pune në shkolla më 3 gusht 2026. Viti shkollor 2026/2027 nisi më 1 shtator 2026. Mes tyre janë 29 ditë — dhe procedura ende nuk ka përfunduar në ditën e shtatë të mësimit.
Drejtori i Arsimit të komunës, Sabri Xhigoli, nuk ishte në dijeni për rastin derisa e pyeti gazetarja. Kur u informua: «Nuk është mënyra më e mirë, por është më e mirë sesa me humbë mësim.» Ai premton përfundimin e rekrutimit «brenda një jave, eventualisht 10 ditë».