Një vit pezull: dialogu i SHBA-së me Kosovën
Më 12 shtator 2025 Ambasada e SHBA-së në Prishtinë njoftoi se Dialogu Strategjik me Kosovën pezullohej për një periudhë të pacaktuar, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë. Qeveria u përgjigj se veprimet e saj ishin "të ligjshme dhe kushtetuese".
Më 17 korrik 2026, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Gjuriq mbajtën raundin e parë të Dialogut Strategjik SHBA–Serbi në Uashington. Nga ai raund, sipas deklaratës së përbashkët të Departamentit të Shtetit, Serbia doli edhe me një garanci kredie prej 50 milionë dollarësh të EXIM-it për rrjetin 5G të Telekom Srbija-s.
Kushti që Ambasada e SHBA-së ka shkruar për rinisjen e dialogut me Kosovën: "Një bashkëpunim i tillë i thelluar kërkon që të gjitha institucionet qeverisëse të jenë plotësisht të konstituuara dhe funksionale" — përveç përmbushjes së zotimeve ndaj serbëve të Kosovës. Kuvendi ende nuk është konstituuar.
Burimet
- · Departamenti amerikan i Shtetit — Joint Statement on the U.S.-Serbia Strategic Dialogue, 17 korrik 2026
- · Teksti i plotë (mirror)
- · Kallxo / REL — DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet, 17 korrik 2026
- · Telegrafi / KosovaPress — Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon SHBA nga Kosova
- · Informim.net — Dialogu strategjik Kosovë–SHBA pezullohet pa afat, 13 shtator 2025
- · Radio Evropa e Lirë — SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën, 12 shtator 2025
- · Albanian Post — Kosova sot, si Gjeorgjia dje
- · Telegrafi / REL — A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?, 6 shtator 2026
- · Koha.net — i njëjti tekst